Imam Maliku
–
U martua Enesi, babi i imam Malikut.
Hyri dhëndër, ia shpalosi fytyrën gruas së tij, nuk i pëlqeu.
Nuk i pëlqeu sepse ajo ishte e zezë dhe jo e bukur, ai u distancua nga ajo.
Kjo gjë e lëndoi shumë gruan e tij, të cilës Allahu nuk i kishte dhënë shumë bukuri, mirëpo i kishte dhënë shumë durim dhe urtësi.
Kjo gjendje vazhdoi një kohë të gjatë dhe gruaja e vërejti se ai nuk ishte i kënaqur me të. Ajo i tha: – O Enes, ndoshta diçka e mirë fshihet te një e keqe.
Kjo fjalë e qetësoi Enesin dhe u stabilizua disi, mirëpo zemra e tij ende ishte e trazuar dhe nuk jetonte i qetë.
U largua nga shtëpia duke braktisur gruan për njëzet vjet, duke mos ditur se e kishte lënë gruan shtatzënë.
Pas njëzet vjetëve, Enesi u kthye në qytetin e tij.
Para se të arrinte në shtëpi, hyri që të falej në xhami.
Aty e pa një hoxhë duke ligjëruar bukur dhe djaloshi i pëlqeu shumë.
Pyeti se kush është ky hoxhë.
I thanë imam Maliku.
Ai tha: – I kujt është ky Maliku?
Ata i thanë:
– Është djali i një njeriu i cili e ka braktisur qytetin para njëzet vjetëve, i cili quhej Enes.
Atëherë shkoi te Maliku dhe i tha: – Unë do të vij me ty në shtëpinë tënde, por do të qëndroj para derës, e ti thuaj nënës tënde se është një njeri tek dera jonë që thotë:
– Ndoshta diçka e mirë fshihet te një e keqe.
Kur Maliku i tha nënës së tij këto fjalë,
ajo tha:
– Vrapo dhe hapja derën, sepse ai është babai yt, është kthyer pas një udhëtimi dhe mungese të gjatë.
Ajo asnjëherë nuk ia përmendi burrit të saj braktisjen e tij.
Ajo me mund dhe sakrificë vetëmohuese e rriti, edukoi dhe shkolloi djalin e saj, dijetarin e mirënjohur, imam Malikun.
Takimi i tyre ishte shumë mallëngjyes.
Pas kësaj here, Enesi e kuptoi se gruaja e tij ishte një margaritar i çmuar.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”