Vula e pejgamberisë së Muhamedit a.s.

Vula e pejgamberisë së Muhamedit a.s.

Selmani ishte Persian, besonte zjarrin.

Shkon në Siri te kryepeshkopi i kishës.

– Unë e dua këtë fe dhe dëshiroj të qëndroj me ju në kishën tuaj.

Pas një kohe kryepeshkopi bie në shtrat të vdekjes.

Ai i thotë: – O biri im, ka ardhur koha të vijë një pejgamber prej fesë së pastër të Ibrahimit.

Do të vijë në vendet arabe.

Ai do të emigrojë në një vend ku do të ketë hurma.

Ai do të ketë në krah vulën e pejgamberllëkut.

Selmani e dinte se hurma ka në Medine.

Shkon në Medine, por atje e zunë rob dhe e shitën tek një jehudi.

Një ditë prej ditëve Selmani dëgjon për një pejgamber që kishte ardhur në Medine.

Ky ishte shansi që priste Selmani.

Një ditë në varrezën Bekie Pejgamberi a.s. përcillte një kufomë dhe përreth i kishte sahabët.

Selmani shkon, i përshëndet.

Pas pak i sillet rreth e rrotull Pejgamberit a.s. për të parë vulën, të cilën ia kishte përshkruar kryepeshkopi.

I Dërguari i Allahut a.s. e kupton se çka hulumtonte Selmani, atëherë e heq këmishën prej kraharorit dhe Selmani e sheh vulën, ashtu siç i ishte përshkruar.

I afrohet e ia puth vulën duke qarë dhe e pranon islamin.

Një ditë i Dërguari i Allahut a.s. i thotë Selmanit: – Thuaj pronarit që, nëse dëshiron të të shes, ne do të të blejmë dhe do të të lirojmë nga robëria.

Selmani i thotë pronarit dhe ai pranon.

I Dërguari i Allahut a.s. u kërkon sahabëve që t’i ndihmojnë Selmanit që ta blejnë dhe ta lirojnë, kështu ai bëhet njeri i lirë.

I Dërguari i Allahut a.s. për të ka thënë: – Selmani është i yni.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s