Pejgamberët nuk pranojnë Sadaka

Pejgamberët nuk pranojnë Sadaka

Selmani ishte Persian, besonte zjarrin.

Shkon në Siri te kryepeshkopi i kishës.

– Unë e dua këtë fe dhe dëshiroj të qëndroj me ju në kishën tuaj.

Pas një kohe kryepeshkopi bie në shtrat të vdekjes.

Ai i thotë: – O biri im, ka ardhur koha të vijë një pejgamber prej fesë së pastër të Ibrahimit,

do të vijë në vendet arabe, ai do të emigrojë në një vend ku do të ketë hurma (Medinë).

Ai do të ketë argumente të qarta, nuk e pranon Sadakanë, por e pranon dhuratën.

Selmani hipë në një kafshë dhe pyet për gadishullin arabik se ku gjendet.

E zënë rob dhe e shitën si rob te një Jehudi.

Një Jehudi tjetër prej fisit Beni Kurejdha e blen Selmanin nga pronari i tij dhe e dërgon e në Medine ku ai banonte.

Pejgamberi a.s. shpallet pejgamber në Meke, e pastaj emigron në Medinë.

Një ditë, deri sa Selmani qëndronte në maje të hurmës,

ndërsa nën hurme pronari i tij ishte ulur, vjen djali i axhës së zotërisë dhe i thotë:

– Evsi dha Hazrexhi janë mbledhur në Kuba për të pritur njeriun, i cili sot do të vijë prej Mekes dhe thonë se ai është Pejgamber.

Kur bëhet natë, Selmani merr ushqim me vete dhe shkon në Kuba te i Dërguari i Allahut.

Hyn aty ku qëndronte Pejgamberi me shokët e vet e vendos para tyre dhe u thotë:

– Ju jeni udhëtarë dhe nevojtarë, kisha ushqim dhe vendosa të jap sadaka dhe ju keni prioritet më shumë se të tjerët.

I Dërguari i Allahut u thotë sehabeve:

– Hani dhe filloni me Bismilah, por vet i Dërguari i Allahut nuk hëngri.

Të nesërmen në mesditë Selmani shkoi prapë te i Dërguari i Allahut.

Me vete kishte marrë ushqim dhe i thotë Pejgamberit a.s.:

– E kam parë se ti dje nuk ke ngrënë, se ka qenë sadaka. Kjo tani është dhuratë që e kam sjellë posaçërisht për ty.

Pejgamberi a.s. u thotë Sahabëve: – Hani me Bismilah dhe hëngri së bashku me ta.

Selmani mendoi:

– Ky është argument se është pejgamber.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s