Vereka ibnu Neufel

Vereka ibnu Neufel

Pejgamberit a.s. iu shfaq për herë të parë Xhibrili a.s. në shpellën Hira.

Ai u kthye i frikësuar në shtëpi.

Me të hyrë në shtëpi, ai u tha familjarëve:

– Më mbuloni! Më mbuloni!

Gruaja e tij Hadixheja e mbuloi.

Në mëngjes, Hadixheja vajti me Pejgamberin a.s. tek Vereka ibnu Neufel.

Ai kishte njohuri mbi fetë qiellore dhe vetë ishte në fenë e Ibrahimit a.s.

I dërguari i Zotit në prezencën e Hadixhes i rrëfeu gjithçka që i kishte ngjarë atë natë.

Pasi e dëgjoi, Vereka ibnu Neufel i tha:

– Për Zotin, i cili ka në dorë jetën time,

ti je Pejgamberi i këtij umeti dhe je pejgamberi i fundit.

Ty të ka ardhur shpallja që i ka ardhur Musait.

Populli yt do të të përgënjeshtrojnë.

Populli yt do të të lëndojnë, luftojnë.

Populli yt do të të nxjerrin nga qyteti.

Pejgamberi a.s e ndërpret dhe i thotë:

– Do më përzërë populli im?!

Vereka bin Nufel i tha:

– Po.

Nuk i është shpallur kujt ajo që të është shpallur ty e që të mos ketë pasur armiq.

Ah sikur të isha i ri të të ndihmoja kur të vijë ajo ditë.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

– Kurrë mos e shani Vereka ibnu Neufel, pasi unë e kam parë atë në xhenet.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment