Ebu Dahdah r.a.
–
I dërguari i Zotit fliste mbi vlerën e sadakasë.
Ebu Dahdah e dëgjonte.
Ai kishte një fermë.
Ferma e tij ishte prej fermave më të mira në Medine.
Fjalët e Pejgamberit a.s. ndikuan shumë tek Ebu Dahdah.
Shkoi te plantacioni i tij me hurma.
E dhuroi atë për çështjen islame.
E dhuroi të gjithë këtë fermë në shërbim të fesë së Zotit dhe lexoi ajetin Kur’anor:
“Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish? Allahu e shtrëngon (riskun) dhe e liron; tek Ai do të ktheheni.”
Pejgamberit a.s. i shkoi lajmi që Ebu Dahdah kishte dhuruar fermën e tij më të mirë.
Pejgamberi a.s. tha:
– Sa shumë palma do të gjejë Ebu Dahdah në xhenet!
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”