Sad ibnu Ebi Vekkasi

Sad ibnu Ebi Vekkasi

–

Pejgamberi a.s. shkon në shtëpinë e Sadit.

Sadi i thotë:

– O i dërguari i Zotit!

Unë dua ta lë në testament që e gjithë pasuria ime të jepet në rrugë të Zotit.

Pejgamberi a.s i thotë: – Jo o Sad.

Sadi i thotë:

– Atëherë do të porosis që të jepen 2/3 e pasurisë.

Pejgamberi a.s i thotë: – Jo.

– Atëherë do të porosis që gjysma e pasurisë të jepet në udhë të Zotit – tha Sadi.

Pejgamberi a.s. e kundërshtoi përsëri.

Sadi i tha: – Atëherë do të porosis që të jepet vetëm 1/3 e pasurisë.

Pejgamberi a.s i thotë:

– Bën, por edhe një e treta dhe është shumë o Sad. Është më mirë që pasardhësit e tu t’i lësh të pasur, sesa t’i lësh të varfër duke lypur nga njerëzit.

Pas këtyre fjalëve, Pejgamberi a.s e luti Zotin që Sad ibnu Ebi Vekkasit t’i japë pasardhës të mirë dhe të ndershëm.

–

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment