Ebu Hurejre r.a.
–
Ebu Hurejre do të thotë: babai i maces së vogël.
Këtë emër ai e mori për shkak se e mbante dhe luante me një mace.
Ai e pranoi islamin.
Nuk kishte tokë për të punuar.
Nuk merrej me tregti.
Vendi ku banonte ishte xhamia.
Mësuesi i tij ishte vetë Pejgamberi a.s.
Edukuesi i tij ishte vetë Pejgamberi a.s.
Ebu Hurejre iu përkushtua shërbimit të Pejgamberit a.s. dhe shoqërimit me të.
Për shkak se iu përkushtua nxënies së dijes, Ebu Hurejre vuajti nga kushtet e vështira të jetës.
Talenti i tij i vetëm ishte kujtesa dhe memoria e fortë.
Me të dëgjuar diçka, ai e mësonte menjëherë.
Mori përsipër përgjegjësinë e memorizimit të haditheve Pejgamberike me qëllim që t’ua përcjellë brezave të ardhshëm.
Hadithet e tij i kanë transmetuar mbi 800 burra nga shokët e Pejgamberit a.s. dhe brezi i tabi’inëve.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”