Abdurrahman bin Aufi r.a.

Abdurrahman bin Aufi r.a.

Muhamedi a.s. ishte me shokët e tij.

Në atë mes shkon edhe Abdurrahmani bin Aufi.

Pejgamberi a.s. e pyeti:

– Ku ishe o Abdurrahman?

Ai i tha: – O i dërguar i Zotit, isha duke numëruar paratë.

Pejgamberi a.s. i tha:

– O Abdurrahman! Ti do të jesh nga banorët e xhenetit,

por në xhenet do të hysh këmbadorazi.

Më pas, Pejgamberi a.s. i tregoi se si mund të hynte në xhenet duke ecur në këmbë.

Ai i tha: – Duke i dhënë Allahut hua të bukur.

Abdurrahmani filloi të japë pasuri duke ndihmuar të varfrit, me qëllim që të hyjë në këmbë në xhenet.

Një ditë, në Medine arriti një karvan prej shtatëqind devesh.

Shtatëqind devesh të ngarkuara me mallra të ndryshme dhe ushqime.

Karvani hyri në Medine, të gjithë banorët dolën jashtë për të parë.

Mes njerëzve ishte dhe Aisheja, gruaja e Pejgamberit a.s.

Ajshja shkoi tek Abdurrahmani, pronari i këtij karvani, dhe i kujtoi hadithin e Pejgamberit a.s: – Duke i dhënë Allahut hua të bukur.

Me të dëgjuar fjalët e Aishes, Abdurrahmani i thotë:

– Oj Aishe! Ji dëshmitare që ky karvan me gjithë mallin, është dhuratë për t’u shpenzuar në rrugë të Zotit.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s