Cilat janë shkaqet e çrregullimit psikik te fëmijët, të cilët kanë çrregullime të shumta?
–
Përgjigjja: Imami i nderuar përgjigjet: Prej shkaqeve kryesore të presionit psikik te edukimi i fëmijëve është dallimi në mes tyre. Kur njërit i jepet më shumë, e tjetrit më pak, njërit i kushtohet përkujdesje më e madhe, e tjetrit jo, e në ato momente fëmija ndien se nuk është njeri i barabartë me të tjerët. Po ashtu, shkak tjetër është se njeriu gjithmonë kërkon shumë e më shumë. Zoti i Lartmadhëruar thotë për vëllezërit e Jusufit, kur kanë thanë: “Jusufi dhe vëllai i tij janë më të dashur se ne për babain tonë, ndërsa ne jemi shumë. Nuk ka dyshim se babai ynë është në humbje të qartë.” (JUSUF, 8)
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”