Cila martesë është harmonike, me të afërmit apo me të largëtit?
–
Imam Shaëraviju tregon se Islami insiston në martesën e çifteve që të jenë sa më të largët, që të mos lindë dhe zhvillohet fëmija i dobët e me të meta. Pastaj, në lidhje me këtë, Imami thotë: Kur Kur’ani dhe suneti na orienton në këtë parim, ai e ka vërejtur pikën e parë të edukimit, që fëmija të rritet me dhuntitë e Allahut, fëmijë i fuqishëm me të gjitha cilësitë pozitive, sepse nuk mund të tubohen cilësitë pozitive prej një fare apo një lloji (farefisnor). Imami thekson të drejtën e fëmijës, që atij t’i jepet qumësht prej nënës dy vjet të plota dhe, pasi familja ta kalojë fazën e gjirit, fillon fazën e përkujdesjes. I jepet përkujdesje fëmijës nga ai që është i përshtatshëm për organizmin e tij.
E, kjo e drejtë është e nënës. Imami këtë e arsyeton me thënien e tij: Sepse fëmija në vegjëli nuk ka nevojë për njeri tepër të mençur, por ka nevojë për butësi, ledhatim e ngrohtësi, veçori këto të cilat i ka natyrshmëria e nënës.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”