Cila është teoria Islame në edukimin fizik?
–
Islami e parasheh rolin edukativ në atë, duke zgjedhur llojin mashkullor dhe femëror, që ato të takohen në një pikë, e cila u sjell atyre pasardhës? Teoria Islame në edukim bazohet në barazinë thelbësore të të dy gjinive. E, barazia, në esencë, ka për qëllim barazimin psikik, shëndetësor, fizik dhe moral. Imami i mirënjohur thotë: Islami këtë çështje e parashtron para se të lindë fëmija, apo para se të fillojë edukimi i fëmijës, sepse Islami dëshiron që t’i sigurojë fëmijës ambient të përshtatshëm në vendin ku fillojnë qelizat e para të tij. Përpos kësaj, në këtë kohë i është dhënë e drejta e trashëgimisë, varësisht prej gjinisë, e po ashtu edhe prej llojit familjar (prindor), sepse aty fillojnë cilësitë, të cilat do të jenë bazë për edukimin e mëtutjeshëm.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”