Vëllazërimi i Sead bin Rebiut dhe Abdurrahman bin Aufit r.a. vetëm për Allahun
–
Abdurrahman bin Aufi ka migruar prej Mekës në Medine.
Sead bin Rebiu r.a. ishte prej ensarëve të Medinës.
Abdurrahman bin Aufi nga një vend.
Sead bin Rebiu nga një vend tjetër.
Nuk kishin afërsi familjare.
Nuk ishin as partnerë afarist.
I vëllazëroi vetëm feja islame madhështore.
Vëllazërimi vetëm për Allahun e Lartmadhëruar ka qenë prej çështjeve më madhështore.
Sead bin Rebiu e ndan shtëpinë përgjysmë.
Gjysmën e ndalë për veten e tij,
gjysmën ia jep Abdurrahman bin Aufit.
Ky ishte vëllazërimi ndërmjet sahabëve.
Kjo ishte dashuria ndërmjet sahabëve.
Kjo ishte përkrahja ndërmjet sahabëve.
Kjo ishte përkujdesja ndërmjet sahabëve.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”