Uthmani r.a. dhe vakëfi
–
Pas Hixhretit,
u rrit numri i muslimanëve.
Nevojitej zgjidhje për problemin e ujit.
Njëri prej puseve më të mëdha të Medinës ishte pusi Ruma.
Ky pus i ujit ishte në pronësi të një njeriu.
Ai njeri ishte koprrac dhe pa të holla nuk lejonte asnjë pikë ujë.
Uthmani r.a. e kuptoi këtë.
Shkoi te ai dhe i ofroi që t’ia blejë gjysmën e pusit.
Një ditë ai do ta shfrytëzonte pusin,
ditën tjetër ta shfrytëzonte Uthmani r.a.
Ai llogariti që Uthmani r.a. është tregtar i aftë dhe ai do ta rrit çmimin e ujit, kështu që ai do të kishte dobi të dyfishtë andaj e pranoi këtë marrëveshje.
Ndodhi e kundërta.
Shitja e ujit dita ditës filloi të bie, derisa më askush nuk kërkoi ujë nga njeriu tjetër.
Kjo e çuditi dhe duke kërkuar shkakun,
kuptoi që Uthmani r.a. ua jepte ujin pa të holla çdokujt që i nevojitej.
Pas një kohe, ai ofroi shitjen e gjysmës tjetër të pusit dhe Uthmani e bleu të tërin.
Një sahab shkoi te Uthmani r.a. dhe i ofroi një shumë të madhe të hollave për ta blerë pusin.
Uthmani r.a. e refuzoi duke i thënë: – Më ofrojnë më shumë.
Ky me këmbëngulësi e rriste çmimin, derisa në fund i tha: – Unë e di që nuk ka blerës që të ofrojë më shumë se unë.
Uthmani r.a. u përgjigj: Allahu i Madhërishëm!
Uthmani r.a. pusin e bëri vakëf për muslimanët.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”