Uthmani dhe sadakaja

Uthmani dhe sadakaja

–

Ne kohën e halifatit të Umerit r.a.,

ndodhi një thatësi e madhe në Medine.

Muslimanët me ditë të tëra nuk kishin ushqim.

Njerëzit iu ankuan halifes, ndërsa ai tha:

– Shpresoj që Allahu deri në fund të ditës do të na dhurojë një zgjidhje.

Para akshamit atë ditë erdhi një karvan i pasur tregtar.

Karvan i pasur tregtar që i takonte Uthman Ibn Affanit.

Uthmani e vendosi ushqimin në magazina.

E shiste mallin me shumicë.

Shkojnë tregtarët e Medinës dhe i thanë:

– Do të japim dy monedha për atë që ti e ke paguar me një!

Uthmani u tha: – Jo, dua më shumë!

– Do të japim 3, 4 – i thoshin tregtarët.

Uthmani kërkonte më shumë.

– Do të japim 5, 6 – i thoshin tregtarët.

Uthmani kërkonte më shumë.

Në fund, tregtarët i thanë se nuk mund të japin më shumë se 7 dinarë.

Uthmani u tha se mallin do t’ia jap atij që ofron më shumë.

Po kush mund të të jap më shumë se ne kur ne jemi njerëzit më të pasur në Medine? – i thanë ata.

Uthmani tha: – Allahu! Ai jep dhjetë herë më shumë apo edhe 700 herë më shumë!

Ju kam dëshmitarë se unë këtë mall ua dhurojë të uriturve të Medines!

–

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment