Pronari i dy dritave
–
Uthmani r.a. i përkiste një familjeje fisnike Kurejshe në Mekë.
Ai e pranoi Islamin në ditët e para.
Uthmani r.a. ishte njeri modest dhe i devotshëm.
Ai në jetën e tij ka qenë e thjeshtë.
Uthmani r.a. mësoi shkrim-lexim në një moshë shumë të re.
Njëra nga vajzat e Pejgamberit a.s., Rukija r.a., martohet me Uthmanin r.a..
Muhamedi a.s. për Uthmanin tha:
– Uthmani është njeriu i parë i Umetit tim i cili emigroi për hir të Allahut me familjen e tij.
Për hir të Islamit Uthmani r.a. emigroj dy herë:
– një herë në Abisini;
– një herë në Medine.
Në betejën e Bedrit, Muhamedi a.s. e liroi atë nga pjesëmarrja në betejë për shkak të sëmundjes së Rukijës.
Sëmundja e Rukijës u dëshmua të jetë fatale, duke e lënë Uthmanin të vrerosur.
Pas vdekjes së Rukijës r.a., Pejgamberi a.s. e martoi me vajzën tjetër të tij, Ummu Kulthumën r.a.
Uthmani e ka titullin “dhun-nurejn” për shkak se është martuar me dy vajzat e Muhamedit a.s
Dhun-Nurejn do të thotë “pronari i dy dritave”.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”