Gatishmëria për sakrificë

Gatishmëria për sakrificë

Idhujtarët bën një mbledhje.

Me propozimin e Ebu Xhehlit, vendosin ta vrasin Pejgamberin.

E rrethuan shtëpinë e tij.

Por Allahu e njoftoi pejgamberin a.s.

Pejgamberi e urdhëron Aliun që të flejë në shtratin e tij.

I tha që ta mbulojë kokën me një rrobë të tij dhe i tha se nuk do t’i ndodhte asgjë e keqe.

Pejgamberi hapi derën dhe

doli nga shtëpia duke kaluar përmes shpatave të tyre pa e vërejtur ata fare.

Ai mori dhé nga toka e ua vendosi mbi kokat e tyre njëri pas tjetrit, dhe njëkohësisht lexonte suren Jasinë.

Kështu kaloi e shkoi nën mbrojtjen e Allahut.

Aliu fjeti në shtratin e Pejgamberit me kokë të mbuluar,

ata e thyen derën,

e gjetën Aliun në shtrat, të mbështjellë me një pelerinë të gjelbër.

Ata mendonin se ishte Muhamedi dhe filluan të mburreshin e të krenoheshin.

Pritën sa të çohej, që t’i vërsuleshin e ta vrisnin.

Aliu r.a. mbeti në krevatin e Pejgamberit a.s.

Pasi kishin pritur gjithë natën rreth shtëpisë së Pejgamberit,

idhujtarët ishin habitur kur kishin parë Aliun të dilte që atje!

I gatshëm dhe patrembur duke pritur idhujtarët të cilët erdhën me shpata,

Aliu r.a. i priti pa kurrfarë frike.

Ai ishte hero i vërtetë, i cili me heroizmin e tij e obligoi tërë ummetin.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment