Drejtësia e Umerit
–
Në Egjipt guvernator ka qenë Amër bin Asi.
Në atë kohë mbaheshin garat në vrapim.
Në garë merr pjesë edhe djali i guvernatorit.
Vrapimi filloi dhe secili dëshironte të fitonte garën.
Para arritjes në cak, ndër të parët ishte djali i Amër bin Asit, mirëpo një Egjiptas ishte më i shpejtë dhe e zë vendin e parë, ndërsa djali i Amrit e humbi garën.
Pas përfundimit të garës, kur Egjiptasi e merr shpërblimin,
djali i Amër bin Asit e merr një kamxhik dhe i bie Egjiptasit dhe i thotë:
– Si guxove të ma kalosh, përderisa unë kam marrë pjesë në garë dhe jam djalë i fisnikëve.
Publiku e vërejti këtë veprim andaj i thonë Egjiptasit që të ankohet te guvernatori, mirëpo ai nuk tentoi që të paraqesë ankesë, pasi që dyshonte se babai do t’ia mbante anën të birit.
Disa të tjerë i thonë që të ankohet te halifeja i drejtë i muslimanëve, Umer bin Hatabi, i cili nuk ja shkel të drejtën askujt dhe u ndihmon të dobëtëve ndaj të fortëve.
Egjiptasi shkon në Medine dhe me lehtësi arrin te halifja dhe i thotë:
– O Emir i besimtarëve, unë jam Egjiptas dhe kam fituar në vrapim, mirëpo prej dëshpërimit se nuk ka fituar, djali i Amrit më ka rënë me kamxhik duke më thënë se si guxove të ma kalosh kur unë jam djali i fisnikëve.
Umeri r.a. dërgoi një letër te Amër bin Asi, në të cilën shkruante:
– Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit. Nga robi i Zotit, emiri i besimtarëve deri te Amër bin Asi. Kur të arrijë kjo letër deri tek ju, eja ti së bashku me djalin.
Kur Amri e pranoi letrën, shkoi në Medine dhe i thotë Umerit se për çfarë është fjala.
Umeri e kuptoi se babai nuk dinte asgjë dhe e kuptoi se ankesa e Egjiptasit ishte e drejtë.
Pasi e vërtetoi me dëshmitarët,
ia jep kamxhikun Egjiptasit dhe i thotë: – Bjeri djalit të fisnikëve.
Egjiptasi i bie dhe e merr të drejtën e tij.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”