PËRSËRITJA E UMRES DHE E HAXHIT
Shkuarja në haxh më shumë se një herë, e cila shkakton turmë të madhe, dhe përsëritja e umres më shumë se një herë, janë mekruh. Dhe a është e vërtetë se dhënia sadaka e shpenzimit të haxhit ka më shumë shpërblim te Allahu?
Përgjigjja: Argumenti më i madh në lidhje me gabimin në këtë mendim është se shumica e haxhilerëve janë për së dyti e për së treti, thuaja se haxhi vullnetar nafile nuk mund t’i imponohet, që në vend të atij veprimi vullnetar, të bëjnë ndonjë punë vullnetare tjetër…Kështu ai vepron ç’të dojë, çka ia do shpirti dhe nuk ka diçka më të vlefshme se ai veprim. Ndërsa, sa i përket të përsëriturit të umres kjo është në rregull, sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe kush e bën (umren) vullnetarisht (shumë herë), është e dobishme për të”.
Disa thonë: Nuk lejohet që të bëhen më shumë se nje UMRE në një vit, sepse umreja nuk është si haxhi, sepse nuk lejohet të përsëritet ajo çka është në nivel më të ulët se ajo çka është në nivel më të lartë, pasi që nuk e përsëriti kryesoren (haxhin) në të njëjtin vit. Ne u përgjigjemi atyre se haxhi është i caktuar dhe i përkufizuar në kohë, e pasi që është puna kështu, nuk mund të përsëritet në ndonjë kohë tjetër, p.sh. Nuk mund të them se do ta kryej haxhin në muajin sheval apo muajin safer, sepse haxhi e ka kohën dhe nuk lejohet në ndonjë kohë tjetër, ndërsa umreja nuk është e përkufizuar në kohë dhe mund ta kryej në çdo kohë; dhe në çdo kohë që më jepet rasti e përsëris haxhin dhe atëherë çdo gjë është në rregull.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”