Bilali r.a.

Bilali r.a.

Në kohërat e vjetra ka ekzistuar skllavëria.

Bilal Ibn Rebbahu r.a. ishte njëri prej skllevërve.

Bilali ishte rob i Umejes.

E pranoi Islamin duke qenë rob i Umejes.

Umeje e urdhëroi Bilalin që të kthehet në idhujtari.

Bilali nuk pranoi.

Umeje e merr Bilalin dhe e lidhë për këmbë e për duar dhe e qet në mes të shkretëtirës.

Dielli ishte i fortë.

Era e nxehtë, qielli përcëllues.

Nuk i jepte as ujë të pijë që të freskohet.

Mbi trupin e tij vendosi gurë të mëdhenj të nxehtë.

E rrihte me kamxhik.

Të gjitha këto torturime nuk ndikuan aspak që Bilali të largohet prej fesë Islame.

Ai vazhdimisht thoshte: “Huvallahu Ehad”

Që në gjuhën shqipe d.m.th. “Allahu është një i Vetmi”.

Në këtë gjendje të vështirë shkon Ebu Bekri Sidiki dhe e blen Bilalin prej Umejes

dhe e liron.

Bilali më vonë bëhet Muezini i parë në Islam.

Zëri i tij i bukur ishte faktor tjetër i popullaritetit të Bilalit.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment