DHUNTI SPECIFIKE DHE ANGAZHIMI PËR DHUNTI

DHUNTI SPECIFIKE DHE ANGAZHIMI PËR DHUNTI

Shumica e njerëzve të rëndomtë flasin për dëshirën e tyre që të jenë evlija, të cilëve Allahu ua shpalos fshehtësinë e Tij, e t’u lajmërojnë njerëzve se ç’do të ndodhë në të ardhmen, çka fshehet në të ardhmen; ata cilësohen evlija të Allahut. Çka mendon Shejh Shaëraviju për këtë?

Cilët janë evlijatë e Allahut?

Përgjigjja: Imami thotë: Allahu kur ta caktojë një njeri të jetë evlija ose i jep urtësi (fuqi) të drejtpërdrejtë, ose mundësi që ai ta arrijë me angazhim. Allahun nuk mund ta detyrojë çfarëdo shkaku dhe te Ai nuk mund të arrijë askush, pos ai i cili është i dëgjueshëm ndaj Tij. Ka njerëz, të cilët e arrijnë kerametin e Allahut, duke qenë të dëgjueshëm ndaj Tij. Ka njerëz, të cilët me kerametin e Allahut arrijnë shkallën e dëgjueshmërisë ndaj Tij. Pra,  i pari në rend të parë e dëgjon Allahun, e për atë arsye Allahu e ngrit në nivelin e kerametit. E te i dyti në rend të parë Allahu e cakton në nivelin e  kerametit, e pastaj ai bëhet i dëgjueshëm ndaj Zotit. Po të ishte që të gjitha çështjet të ishin të varura prej  shkaqeve të tyre dhe të gjitha çështjet të shkonin vetëm në bazë të   shkaqeve të tyre, atëherë njeriu do ta humbte shpresën në mëshirën e Allahut dhe Allahu fuqinë e Tij do ta aktivizonte menjëherë. Mirëpo, Allahu e ka përdorur fuqinë e Tij absolute, sepse Ai vepron çka të dojë. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Padyshim se ata, për të cilët ka paraprirë mirësia nga Ne, do të jenë të larguar larg prej andej (xhehenemit)”. Po ashtu, Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Ata të cilët angazhohen për Ne, do t’i orientojmë në rrugën Tonë”. Asgjë  nuk mund ta detyrojë fuqinë e Allahut të Lartmadhëruar. Më të afërmit te Allahu janë ata, të cilët me mundimet, angazhimet dhe aktivitetet e tyre më të mëdha arrijnë në afërsi të Allahut, sepse ato debatojnë, ligjërojnë me diturinë e tyre, argumentojnë dhe shihen se janë lartë, e pastaj, për shkak të diturisë dhe angazhimit të tyre, ballafaqohen me sfida të mëdha. Ne e dimë se kur Omeri r.a. u ndal, ka bërë lutje për shi dhe nuk ka ra shi. Duke u kthyer e gjen një rob plak, i cili lutet vetëm për ujë. Omeri pastaj ka shkuar te farkëtari (zotëria i tij) dhe i ka kërkuar robër për të blerë. Mirëpo, farkëtari mendon se Omeri dëshiron të blejë rob të fuqishëm e të kategorisë së parë, dhe i thotë: O emir i besimtarëve, unë nuk kam robër. Gjithçka që kam, është vetëm një dhe ia sjell. Kur e sheh se ishte ai, Omeri i thotë: Ky është ai, të cilin dua ta blej. Ai rob e sheh dhe lutet: “O Zoti im, ashtu siç e ke bërë të shihem para njerëzve, më merr pa u sprovuar fare”; dhe në atë çast vdes.

Pastaj Imami i mirënjohur thotë: Të fshehurit e sekretit është dhunti e madhe, të cilën na e ka dhuruar Allahu neve, ndërsa shpalosja apo zbulimi i atij sekreti është humbja e asaj dhuntie. T’i lëmë çështjet si janë. Le të jetojmë të izoluar për shkak të butësisë me të cilën Allahu dëshiron që të na dhurojë mirësi. Përpos kësaj, këtu është një çështje e rëndësishme. Po qe se e di të fshehtën, a mund ta pengojë që mos të ndodhë? Natyrisht se jo. Atëherë, pse tërë kjo zhurmë, ky mundim, i cili më mundon mua? Për këtë arsye njeriu çështjet duhet t’ia lërë Allahut, përderisa aty nuk mund të ketë qasje. Allahu i ka krijuar këto çështje që të shtojë qetësi dhe të na mbjellë bindje, e jo për të na përçarë në mendime dhe për t’i lodhur mendjet tona.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s