Aliu r.a.

Aliu r.a.

Ishte një djalosh, emri tij ishte Ali.

I kishte mbushur 9 vite.

Një ditë hyri në dhomën e Pejgamberit a.s.

Pejgamberi a.s. bashkë me Hatixhen r.a. ishin duke falur namaz.

I pa Pejgamberin a.s. dhe gruan e tij që kishin rënë me ballë për tokë, u habit.

Kur përfunduan namazin,

Aliu e pyeti Pejgamberin a.s. se çka ishin ato veprime të reja.

Pejgamberi a.s. iu përgjigj duke i thënë:

“I lutemi Allahut, të vetmit Zot,

të kisha këshilluar që edhe ti të veprosh kështu.

Të mos adhurosh Latin dhe Uzanë dhe asnjë idhull tjetër.”

Aliu i habitur tha:

– Një gjë të tillë se kam dëgjuar kurrë më parë.

Së pari do të konsultohem me babin tim, pastaj të jap përgjigje për këtë.

Pas pak djaloshi u kthye tek Pejgamberi a.s..

Pejgamberi a.s. e pyeti: – A ishe tek babai yt?

Ai u përgjigj:

– Allahu nuk e ka pyetur babin tim kur e ka krijuar,

pse ta pyes unë babin tim që ta adhuroj Allahun?

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment