A ka dallim në mes të maksimës “Kur’ani program” dhe maksimës tjetër “Kitabi program”?

A ka dallim në mes të maksimës “Kur’ani program” dhe maksimës tjetër “Kitabi program”?

Imami i nderuar, Shaëraviju, përgjigjet: Kush thotë se Kur’ani ka zbritur si libër PROGRAM, kjo do të thotë se ai program është i vetmi dhe nuk ka tjetër program pos tij. Ndërsa, “Libri program” e lejon që, pos tij, të ketë edhe program tjetër.

Përderisa Kur’ani, në të cilin besojmë, i ka dhënë të drejtë Pejgamberit s.a.v.s. për ankesë, pra për të ligjësuar diçka, kjo do të thotë se është ligjësuar në Kur’an.

Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Çka ju jep (dispozitë) i dërguari, pranojeni si vendim, e çka ju ndalon ai juve, ju largohuni dhe pranojeni si ndalesë”. (EL HASHIR, 7)

Kjo dëshmon se ka dispozita të veçanta. Po ashtu, edhe ajeti Kur’anor, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Por jo, për Zotin tënd! Ata nuk besojnë, përderisa të të bëjnë ty (Muhamed) gjykues për të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre, përderisa nuk mbetet në veten e tyre (mesin e tyre) asnjë pikë kundërshtimi ndaj vendimeve tua dhe përderisa t’i pranojnë plotësisht (ato vendime) të nënshtruar.” (EN-NISA, 65)

Kjo, sepse çka ka vendim të Allahut në Kur’an, i dërguari i Allahut e zbaton dhe e vepron, e çka ka në Kur’an, ai atëherë merr vendim si i autorizuar prej Allahut (Kur’anit). Pra, çka vendos i Dërguari i Allahut s.a.v.s., edhe pse nuk është me tekst të qartë, ai vendos si i autorizuar prej tekstit të qartë të Kur’anit.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s