ABIDËT DHE UBADËT (ROBËRIT DHE TË ROBËRUARIT)

ABIDËT DHE UBADËT (ROBËRIT DHE TË ROBËRUARIT)

Pyetje: A ka dallim në mes të fjalisë “të gjithë ne jemi Abidullah” dhe fjalisë “të gjithë ne jemi Ibadullah”?

Përgjigjja: Imami i njohur thotë: Kur njeriu nuk mëkaton, edhe pse ka mundësi, atëherë kjo do të thotë sakrifikim për Allah. Ne që të gjithë jemi Abidullah dhe nuk jemi Ibadullah. Ibad janë ata, të cilët nuk kanë, por në tërësi i janë të nënshtruar Zotit të tyre të Lartmadhëruar. Besimtari thotë: Zoti im, më ke dhënë vullnet dhe liri të plotë, por kërkesat tua do të jenë më të larta se vullneti im. Ndërsa, në ditën e kiametit hiqet e drejta e vullnetit, e lirisë dhe të gjithë bëhemi ABIDUHU. “Dhe çdo gjë që ka në qiej e në tokë, patjetër do të jenë pranë të Gjithëmëshirshmit ABDA. Ne i kemi numëruar, i kemi llogaritur veç e veç, një nga një”. Përderisa më herët ata kanë pasur vullnet dhe liri në vetvete, për këtë arsye ne në tokë kemi sundim mbi veten tonë. Mirëpo, në ahiret Zoti i Lartmadhëruar thotë: “I Kujt është sundimi sot?”, saqë edhe trupat tanë nuk na dëgjojnë ne.

Këtu, në këtë botë trupat tanë na nënshtrohen neve dhe dëshirës sonë, këmbët shkojnë ku dëshiroj, duart prekin ç’të dëshiroj unë dhe e prekin kë dëshiroj unë. Ofendoj, shaj, flas ç’të dëshiroj dhe gjuha nuk më kundërshton. Ndërsa, në botën tjetër ato më kundërshtojnë dhe dëshmojnë kundër meje, kundër kohës, në të cilën kam pasur liri dhe sundim mbi ta. Mirëpo, atje ka marrë fund: ata janë çliruar në tërësi nga zotërimi im mbi ta.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s