BOTA E VËSHTIRËSIVE

BOTA E VËSHTIRËSIVE

Pyetje: Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Vërtet, Ne e krijuam njeriun (të jetojë) në vështirësi të njëpasnjëshme”. (El-Beled,4)

“O njeri, vërtet, ti përpiqesh me një përpjekje të madhe, që çon te Zoti yt, e atë (përpjekie) do ta gjesh”. (El-Inshikak, 6)

Përgjigjja: Shejh Shaëraviju thotë: Kjo është kështu vetëm për ata që nuk besojnë, ndërsa ata të cilët e pranojnë këtë me iman (besim) në Krijuesin e kësaj bote dhe të tij, jo. Të ekzistuarit e lodhjeve, mundimeve dhe vështirësive është për atë, i cili nuk beson në Zotin, njëherësh është argument për besimin në Zotin dhe vërtetësinë e programit të Allahut. Ne i përgjigjemi pyetësit: Allahu këtë botë nuk e ka bërë botë të vështirësive,  lodhjeve dhe dhembjeve, por kjo është e tillë për ata, të cilët largohen nga programi i Allahut. Për këtë arsye ne shohim se besimtarët janë më të lumturit dhe më të kënaqurit në çdo gjë çka iu është caktuar prej Allahut. Kjo, nëse ti ke për qëllim lodhjen e zemrës, ndërsa, nëse e ke për qëllim angazhimin për jetë dhe lodhjen për ekzistencë, kjo është një çështje tjetër, sepse kërkohet që njeriu të jetë refleksiv me ekzistencën, nëse ai dëshiron të zhvillohet. Allahu ka krijuar ujin, mirëpo unë, në vend se të shkoj për çdo ditë te burimi të pi ujë, të mbushi bidonat dhe t’i plotësoj nevojat e mia, e mbushi një rezervuar të madh dhe e përcjelli deri aty me gypa, e prej aty e afroj brenda në shtëpi. Kështu, ujë kam vazhdimisht, e ky është komoditeti, të cilin e dëshiron njeriu. Mirëpo, për të arritur deri aty, nevojitet lodhje dhe angazhim. Përpos kësaj, ka lodhje dhe angazhim të llojit tjetër, i cili të mundon, e ai është mundimi i zemrës dhe brengosja. Për këtë Kur’ani fisnik thotë: “Dhe kush prej juve vjen te unë i udhëzuar dhe kush pason udhëzimin, për ta nuk ka brengosje e frikë dhe ata nuk pikëllohen”. Në ajetin tjetër thotë: “Dhe kush pason udhëzimin tim, nuk do të humbë, nuk do të jetë i lodhur e kryeneç. Dhe, kush ia kthen shpinën librit (këshillave) Tim, ai do të jetojë jetë të vështirë.”

Pyetësi thotë: Vërtet, kjo jetë është krijuar për lodhje e vështirësi, e ne i themi: Kjo botë është e tillë për ata, të cilët ia kthejnë shpinën librit të Allahut. Kjo është e tillë, sepse i paraqitet lodhja dhe mundimi, ndërsa sa i përket besimtarit, kur t’i paraqitet lodhja, ai e di dhe beson se ajo çështje është jashtë çështjeve dhe dëshirave të tij dhe ai shpërblehet për durimin që bën.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s