A është e vërtetë se rreshti i parë ka vlerë më të madhe se rreshti i dytë dhe i rreshtave të tjerë?

A është e vërtetë se rreshti i parë ka vlerë më të madhe se rreshti i dytë dhe i rreshtave të tjerë?

Përgjigjja: Vendqëndrim (radhitje) në xhami konsiderohet ajo, e cila është më herët se thirrja e Allahut. Disa mendojnë se rreshti i parë ka shpërblim më të madh se rreshti i fundit. Jo, kjo nuk është e vërtetë, sepse është e palogjikshme që njeriu të vijë pas thirrjes së ezanit, të shkelë xhematin, t’i ngushtojë ata për të arritur te rreshti i parë. Rreshtat dhe renditjen e bën Allahu, e jo ne.

Njeriu duhet ta pyes veten e tij: Si të hyjë në shtëpinë e Zotit tim duke shkelur kështu mbi supet e tjerëve? Besimtari duhet të ulet në çdo vend të xhamisë, pa ngushtuar askënd, sepse qëllimi i hyrjes në xhami është që ta heqë egoizmin prej vetes së tij, përfitimit të kësaj bote dhe ta përfitojë plotësisht dashurinë e Allahut; se hyrja dhe qëndrimi në xhami është përforcim i imanit, pastrim dhe shkëlqim i shpirtit me rreze të reja drite. Po, edhe nëse është i vërtetë teksti, pra alegoria e vërtetë, ne prapë themi: Bateritë e zemrës mbushen me dritën, shkëlqimin dhe prezencën para të Gjithëmëshirshmit dhe në momentin, kur t’i mbush bateritë e tij me dritën e të Gjithëmëshirshmi, njeriu duhet të dalë prej xhamie për të vazhduar jetën dhe aktivitetin e tij, pasi që në xhami ka përforcuar imanin, devotshmërinë, mirësinë dhe kënaqësinë e të Gjithëmëshirshmit.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s