DHJETË DITËT E FUNDIT TË RAMAZANIT

DHJETË DITËT E FUNDIT TË RAMAZANIT

Cila është urtësia (arsyeja) e qëndrimit të dhjetë ditëve të ramazanit në xhami (i cili është sunet)?

Përgjigjja: Qëllimi është ngritja dhe lartësimi i ngarkimit me obligime, me qëllim që muslimani të pastrohet plotësisht, sepse, në rend të parë, vetë agjërimi është ushtrim dhe trajnim i njeriut  për t’ia ndaluar vetes sendet e lejuara dhe iëtikafi me dhjetë ditët e fundit  të Ramazanit është sunet; po ashtu, muslimani ka të drejtë të qëndrojë në xhami ose në shtëpi. E, kur njeriu zgjedh që të largohet prej vendit dhe familjes së tij, kjo nga arsyeja që njeriu t’i ndajë disa ditë vetëm për Allahun, të shkojë e të qëndrojë në xhami dhjetë ditë dhe të pastrohet e të ndriçohet me dritën, e cila depërton thellë. Pasi njeriu veç e ka lënë familjen e tij, pasurinë e tij, e në atë trajnim, apo ushtrim, është udhëtimi tjetër, pra plotësimi i ruknit të pestë të Islamit, haxhi; sepse në atë ditë udhëtimi njeriu lë familjen e tij, vendin e tij, pasurinë e tij dhe synon shtëpinë e Allahut.

Kështu, ietikafi bëhet ushtrim i devotshmërisë dhe përgatitje për të shkuar në Qabe, në të cilën çdo musliman shkon me zemër dhe e forcon ashtu fort bindjen në zemrën e tij, sikur është duke e parë drejtpërsëdrejti.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s