VENDET KU NUK PËRMENDET EMRI I ALLAHUT
A ka vende ku nuk lejohet të përmendet emri i Allahut dhe, nëse ka, cilat janë ato?
Përgjigjja: Po! prej këtyre vendeve janë WC-ja dhe banjot, në momentet kur kryhet nevoja. Kjo për arsye të pastrimit të emrit të Allahut të Lartmadhëruar nga këto vende të fëlliqura. Ka edhe vende të tjera ku besimtari nuk është mirë të përmendë emrin e Allahut. Në vendet apo, më mirë të themi, në momentet kur dikush vjen e kërkon diçka prej teje, e ti nuk ke për t’i dhënë, ne e kemi bërë traditë të themi “Zoti të dhashtë”; dhe që në çastin kur i thua “Zoti “, ai e kupton se ti nuk je duke i dhënë. E, ai e urren këtë fjalë, këtë arsyetim kur ti e përmend Allahun, sepse lypsi e urren atë se ti nuk je duke i dhënë gjë. Nëse ndonjë nënë e ka humbur (i ka vdekur) birin e saj të vetëm, ndërsa ne shkojmë ta ngushëllojmë, nuk është e drejtë t’i themi asaj, ashtu siç i thonë shumica e të paditurve: “Allahu është, Ai i cili e ka bërë këtë, ne nuk mund të bëjmë asgjë. Por, e drejtë është të themi “Caktim”, pra, vetëm caktim. Shtrohet pyetje: pse? Sepse: Që në çastin kur i thua Allahu, ajo mund të jetë e hidhëruar në Allahun.
Pra, besimtari duhet të jetë vizionar, ai mund të dijë dhe atëherë të përcaktojë kohën kur ta përmendë Allahun. Emri i Allahut të përmendet me sinqeritet dhe ta pastrojë emrin e Tij, e kur ta pastrojë në heshtje, pra pa e përmendur, ai veç e ka përmendur emrin e Allahut, për shkak të seriozitetit dhe pastërtisë së emrit të Tij.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”