Deveja i bie në sexhde Muhamedit a.s.
–
Ishte një familje prej ensarëve.
Ensar (ndihmëtar) quhen banorët e Medinës.
Banorët e Medinës i kanë ndihmuar Muhamedit a.s.,
për këtë arsye janë quajtur Ensarë.
Një familje e ensarëve e kishte një deve me të cilën e ujitnin tokën e tyre.
Një ditë prej ditëve deveja u egërsua.
Nuk u bindej pronarëve të saj.
Toka u ishte tharë për shkak se deveja nuk po u bindej.
Ata shkuan tek i dërguari dhe ju ankuan atij për gjendjen e devesë.
Shkoi i dërguari te deveja në shtëpinë e tyre.
Sahabët frikësoheshin se mos po i ndodhte diç të dërguarit të Allahut.
I dërguari i Allahut i lajmëroi ata se nuk do ta godet diçka e keqe.
U afrua tek deveja.
Pastaj deveja erdhi me nxitim tek i dërguari dhe ra në sexhde para tij.
U ngrit i dërguari Allahut dhe e kapi për balluke dhe e futi në punë.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”