INSTIKTIVITETI I GJUMIT
Gjumi është shenjë e madhe. Zoti e ka krijuar për ta zëvendësuar shenjën e ditës, e kështu ka bërë kombinim të balancimit. Cila është e vërteta e asaj që thuhet se është begati dhe shenjë?
Përgjigjja: Gjumi është begati e madhe prej begative të Allahut. Ti ndoshta e ngarkon dhe e angazhon veten për së tepërmi, mirëpo nuk të lërë që të vazhdosh ashtu, por thotë: Jo, mori fund, pusho, ndale punën tënde përkohësisht. Ky është instiktiviteti i gjumit dhe mjet i njeriut, e mjeti punon, sepse ndoshta lodhesh, por prapë ti mundohesh, e angazhon veten shumë; mirëpo, vjen koha kur thotë: Ndalu. Nuk është më kohë e përshtatshme për punë; prit deri sa të të rikthehet fuqia dhe forca.
Gjumi është pushim, e për këtë arsye Zoti i Lartmadhëruar thotë: A nuk e kemi bërë gjumin tuaj pushim për ju?
Pra, ko është prej begative të mëdha të njeriut. Dhe, përderisa gjumi ia ndërpret njeriut lidhjen me këtë jetë, është pushim. Subat do të thotë: ndërprerje. Të ka ndërprerë prej punës dhe aktivitetit. Mëshirë dhe përgatitje për njeriun, për aktivitetin e mëtutjeshëm. Gjumi të humbë vetëdijen, ndërsa humbja e vetëdijes për një kohë të caktuar është begati e madhe. Nëse ti ke dhembje në një pjesë apo organ të trupit, që në momentin kur të flesh, ndalet dhembja, e pas gjumit, pra kur të zgjohesh, prapë rifillon dhembja. Ky është argument se gjumi është mëshirë, qetësim i sëmundjeve dhe i dhembjeve.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”