Si e pranoi Umeri r.a. islamin

Si e pranoi Umeri r.a. islamin

Një ditë pranë Qabes banorët e Mekës bisedonin se si ta zhdukin Muhamedin a.s. dhe shokët e tij.

Umeri çohet në këmbë e thotë:

– Sot unë do ta mbys Muhamedin dhe do të lirohemi përgjithmonë prej fesë së tij.

E mori shpatën dhe u nis në drejtim të Muhamedit a.s.

Në mes të rrugës e takon një shok.

– Ku po shkon o Umer? – e pyet shoku.

– Ta mbys Muhamedin – tha Umeri.

– Së pari rregulloje familjen tënde e pastaj tjerët – tha shoku.

– Çka do të thuash me këtë? – e pyeti Umeri.

– Motra jote Fatimja dhe burri i saj e kanë pranuar Islamin dhe tani lexojnë Kur’an – i tha shoku.

Umeri u hidhërua dhe shkoi me tërbim te shtëpia e motrës së tij.

Në atë moment ishin duke lexuar pjesë të Kur’anit fisnik.

Kur trokiti Umeri në derë, motra e tij e fshehu atë pjesë të Kur’anit të cilën e lexonte.

Kur hyri Umeri brenda, i ra shuplakë me të fortë burrit të motrës, Said-it.

Motra shkoi t’i ndihmojë burrit të saj.

Umeri e rrahu edhe motrën, derisa filloi t’i rrjedhë gjak për hunde e fytyre.

Kur e pa Umeri gjakun në fytyrën e motrës së tij, iu dhimbs dhe u zbut.

Pastaj Umeri i tha: – Ku është pjesa e Kur’anit të cilin e lexonit më parë?

Motra i tha: – Atë pjesë të Kur’anit e kam unë, por ti je i papastër dhe nuk mund ta prekësh deri sa të pastrohesh.

Umeri u pastrua, e mori atë pjesë të Kur’anit dhe e lexoi dhe drita e Kur’anit hyri në zemrën e tij, drita e Islamit e mbuloi trupin e tij dhe tha:

– A prej kësaj po ikin kurejshët?

Pastaj u tha: – Ku është Muhamedi?

– Në shtëpinë e Ekreme Bin Ubej bin Erkem- iu përgjigjën.

Umeri shkoi atje, trokiti në derë dhe pastaj ia hapën derën, shkoi para Muhamedit a.s. dhe tha:

– Esh-hedu en Laa ilaahe il-laLlaah ve esh-hedu enne Muhamedun resuulull-Llaah.

Në gjuhën shqipe d.m.th.:

Dëshmoj dhe deklaroj se vetëm Allahu është Zot.

Dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është i dërguar i Allahut.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s