SHOQËRIA IDEALE
–
Pyetje: Cila është shoqëria ideale për të cilën me të madhe po flitet?
Përgjigjja: Shoqëri ideale është ajo shoqëri, e cila i plotëson të gjitha kushtet e jetesës, të të gjitha nevojave dhe të të gjitha fushave. Arrihet atëherë kur njeriu kërkon shërim, i sigurohet shëndetësia, kërkon punimin e tokës, i plotësohen mjetet për ta punuar, kërkon investime për zhvillim, i jepen investime, e po ashtu, kërkon mjete për hulumtim, i plotësohen kushtet dhe ndahen mjete për atë qëllim. Mirëpo, ta zëmë se e gjitha kjo është arritur, e pas kësaj paraqiten trazira në ndonjë vend tjetër, se asaj shoqërie i mungon idealizmi, atëherë duhet shikuar formë tjetër për të siguruar atë ekuilibër, për t’u arritur siguria në brendi të asaj shoqërie dhe për t’u arritur siguria nga frika se nga jashtë nuk mund t’ua prishë ndokush rendin dhe qetësinë.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”