KONTRATA PROFITABILE

KONTRATA PROFITABILE

Blerës është Allahu, shitës janë shpirtrat e besimtarëve, shpërblimi (mjet i pagesës)  xheneti. Qëllimi kryesor i njeriut është që të jetojë i lumtur dhe i qetë. Sado që të jetë i shtrenjtë xheneti, duhet arritur sa më shpejtë, ashtu siç e ka shpejtuar sahabiu i njohur, i cili i ka thënë të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: “A është e vërtetë se mes meje dhe xhenetit është vetëm një çështje, e ajo është shkuarja ime në front që të luftoj pabesimtarët, e të me vrasin”. I është përgjigjur: Po, gjithsesi!

Ai i kishte në gojë hurmat, e nuk ka dashur të jetë gjallë e t’i hajë ato hurma, por i ka nxjerrë prej goje, shkon në front dhe vritet.

Po ashtu, përsosmërinë e kontratës dhe fuqizimin e saj e bën arsyetimi në Islam, për të shkuar në Xhihad vullnetar.

Amër Ibn Xhunuhe ka pasur arsyetim që të mos shkojë në luftë, sepse ka qenë i çalë, e u thotë djemve të vet: “Patjetër duhet të bie shehid në këtë betejë”. I thonë: “O babai ynë, mjafton që ne jemi duke shkuar në këtë betejë”, e ai u thotë: “Jo, nuk mjafton.  Unë dua patjetër të bie shehid në këtë betejë”. Djemtë kanë tentuar për ta penguar, ndërsa ai shkon te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i thotë: “O i Dërguari i Allahut, djemtë po më pengojnë të shkoj në luftë”. E, Muhamedi s.a.v.s. i thotë: “Allahu të arsyeton, nëse nuk shkon”, sepse i verbëri, i çali dhe sakati nuk kanë mëkat, nëse nuk shkojnë në luftë (sepse  kanë arsyetim)”. Amr Ibn Xhunuhe i thotë: “Për ZOTIN, O i Dërguari i Allahut, unë kam dëshirë që të shkeli në xhenet me këtë këmbë të çalë”. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. buzëqesh dhe kërkon prej djemve të tij ta lejojnë që të shkojë në luftë, edhe pse ka pasur arsyetim prej Allahut dhe me sheriatin Islam. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, ai e ka pëlqyer kontratën profitabile dhe ka dashur të fitojë.

Ah! Po çfarë kontrate! Ai ashtu-kështu do të vdesë; vdekjes nuk mund t’i ikën askush. E, pse të mos e japësh jetën me çmim të shtrenjtë, pse të mos e japësh jetën me kontratë profitabile, i cili para njerëzve duket i vdekur, ndërsa ai është i gjallë dhe furnizohet deri në ditën e kjametit!

Po sa janë të mençur ata? Ata vendosin në peshojë kontratat. I kanë të gjitha të mirat dhe bukuritë e kësaj bote, përderisa besimtari jeton në frymën fetare; dhe atëherë kur ta vërtetojë se lidhja e kontratës është me ZOTIN e tij, të cilit i beson dhe i Cili e realizon premtimin, ai i cili e lidh atë kontratë, meqë nuk ka çka të tubojë më të mira, është i sigurt se do të vdesë, mori pjesë në luftë, apo jo.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s