NJERËZIT JANË THESAR
–
A janë njerëzit thesare, siç po pretendohet?
Po, njerëzit janë thesare. Të vërtetën e ka thënë poeti i njohur Ahmed Shevki: Njerëzit janë dy llojesh:
Citoj vargjet e tij, Zoti e mëshiroftë:
Njerëzit janë dy llojesh: të vdekurit mbi dhe, të cilët po jetojnë, dhe të tjerët nën dhe, të gjallë.
Nëse e bëjmë një analizë të njerëzve në fytyrë të tokës, shohim se ata janë dy llojesh:
Njerëzit e mençur, të cilët mund të binden me fakte e argumente dhe;
Njerëzit injorantë që janë zhytur në injorancë, të cilët nuk binden dhe nuk i pranojnë argumentetet, por i kundërshtojnë, tregohen kryelart dhe paraqiten të padrejtë.
I nderuari ynë, Muhamed Muteveli Shaëraviju, na e vërteton neve se nëse Allahu dëshiron që një parim prej parimeve ta udhëheqë, atëherë e drejta patjetër duhet ta ketë fuqinë e argumenteve, për t’i bindur të tjerët dhe për t’i gjunjëzuar të tjerët me mprehtësinë e gjuhës.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”