BOTA TJETËR

BOTA TJETËR

Si do të jetë bota tjetër?

Gjatë jetës sonë përjetojmë dy gjendje: jeta në gjumë dhe jeta e zgjuar; dhe a mund të thuhet se është e njëjtë gjendja (ligji) e gjumit me gjendjen (ligjin) zgjuar. Ne shohim se kanë dallim të madh, edhe pse në të dy rastet ekziston jeta. Pra, kur themi: Vdekja është jetë e botës tjetër dhe në atë botë ka sistem tjetër të jetës, patjetër duhet të besojmë, sepse ti po sheh në gjumë, deri sa sytë tu janë mbyllur, pra ka mjete të tjera të shikimit, pos syrit, me të cilët mund të shihen njerëzit, “ngjyrat dhe vendet. Kur kjo të ndodhë, atëherë në trupin e njeriut paraqitet vetëm një gurëzim i vogël. Po, nëse na thuhet neve: Në varr ka jetë tjetër, kur kjo jetë përfundon, atëherë ajo jetë patjetër duhet të jetë më e fuqishme dhe më e fortë. Në ëndërr ushqehemi, pimë, ndiejmë të hidhurën, ëmbëlsirën, dhe, kur të shohim ëndrrën, e tregojmë gjatë, edhe pse shkencërisht është e vërtetuar se ëndrra më e gjatë nuk zgjatë më shumë se shtatë sekonda. Pra, kjo do të thotë se koha është mënjanuar, thjesht nuk ka ekzistuar. Kështu, ne, në njërën anë, shohim se një njeri sheh ëndërr që është në mesin e shokëve të tij, qesh, ha, gëzohet, ndërsa tjetri, në anën tjetër, sheh ëndërr se armiqtë e tij e rrahin. As ky nuk ndien çfarë i ka ndodhur tjetrit, as tjetri nuk di se çfarë i ka ndodhur këtij.

Për këtë arsye Muhamedi a.s. na ka tërhequr vërejtjen, kur ka thënë: Ju do të vdisni, sikurse do të flini, e do të ringjalleni, sikurse do të zgjoheni.

E, përderisa ligji i gjumit ndryshon prej ligjit të jo gjumit, ashtu ndryshon edhe ligji i vdekjes prej atij të jetës.

Me ndihmën e Allahut përfundoi pjesa e shtatë e librit “Fetvatë e të nderuarit tonë, Shejhut Muhamed Muteveli Shaëravijut”, dhe pason pjesa e tetë, nëse dëshiron Allahu.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s