NË MES TË SHPIRTIT DHE TRUPIT

NË MES TË SHPIRTIT DHE TRUPIT

Qenia njerëzore përbëhet prej dy komponenteve: atij shpirtëror dhe trupor. Elementet kimike në trupin e njeriut reflektohen vetëm atëherë kur shpirti është në të; që në çastin kur ndahet prej tij aktiviteti i tij, paralizohet në tërësi.

Të fjeturit nuk i shkruhen mëkatet deri sa të zgjohet, sepse shpirti në atë çast është i ndarë prej trupit dhe konsiderohet sikur të mos kishte qenë fare. Ose të themi: Shpirti dhe trupi së bashku kanë përgjegjësi të plotë për mëkat, si përgjegjësi e tyre ndaj padëgjueshmërisë së Krijuesit të Lartmadhëruar. Çka mendoni në lidhje me këtë?

Përgjigjja: Imami i nderuar, Shejh Shaëraviju, thotë: Materia e tërë ekzistencës është materie e vullnetit, tesbihut dhe adhurimit. Për këtë arsye, që në momentin kur të mungon dëshira e dëshiruesit nga materia, atëherë materia kthehet në natyrshmërinë e saj.

“Atë ditë kur kundër tyre do të dëshmojnë gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre për atë që kanë vepruar”. (EN-NURË, 24)

Sepse atëherë nuk do të ketë askush pushtet mbi ta, por pushtet mbi ta ka Allahu. Ti ke pasur më herët pushtet mbi pjesët tua dhe se pjesët e trupit nuk mund të të kundërshtonin, sepse ke pasur pushtet të drejtpërdrejtë mbi ta. Ndërkaq, në Ditën e Kijametit nuk do të kesh pushtet mbi pjesët e trupit, e për këtë arsye edhe do të dëshmojnë kundër teje.

Materia e trupit të pabesimtarit është e gjykuar të madhërojë Allahun, sepse dëshira e pabesimtarit nuk ka ndikim në të; por, edhe pse ai nuk e madhëron, e madhëron materia e tij. Reflektimi i dëshirës së pabesimtarit është pabesimi i tij, mirëpo materia e tij i nënshtrohet dhe madhëron Zotin e Lartmadhëruar.

Mos thuaj: shpirtëror dhe material. Kjo thënie është e cekët, sipërfaqësore, e nuk është term shkencor. Gjërat për nga natyrshmëria e ekzistimit të tyre janë adhuruese dhe madhëruese te Allahu. Për këtë arsye, as mos e cilëso vetëm materien, mos e cilëso as vetëm shpirtin, sepse bëhet fjalë për “NEFSIN”, e kuptimi i “NEFSIT” është se shpirti është i ngritur për materien; pastaj vjen vullneti dhe çështjet tjera, e tek pastaj ndodhin çrregullimet.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s