GJENIALITETI I MUHAMEDIT
–
Profesori Abas Akadi ka shkruar një seri librash për gjenialitetin, për të bërë analizë rreth personaliteteve Islame me famë, si në aspektin filozofik, shpirtëror, edukativ e shkencor. Në ato libra ka paraqitur gjenialitetin e Muhamedit s.a.v.s., të Ebu Bekri Sidikhit, të Omerit, gjenialitetin e Halid bin Velidit etj.
Çka mendon Shejh Shaëravuju në lidhje me këtë?
I nderuari Imam thotë: Deri sa rahmetliu, Profesor Abas Mahmud Akadi, ka shkruar librat serik të “gjenive”, Allahu e di dhe Ai është dëshmitar se kam shkruar dhe kam thënë: Nëse lejohet që për ndonjë sahabe të themi gjeni (gjenialiteti i Ebu Bekri Sidikit, ose gjenialiteti i Omerit), kjo nuk lejohet të thuhet për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s (gjenialiteti i Muhamedit), sepse Muhamedi s.a.v.s. nuk ka pasur asgjë të përbashkët me gjenialitetin në lidhje me procesin (misionin) e tij. Për këtë arsye edhe Zoti i Lartmadhëruar ka dëshmuar analfabetizmin e tij. Dhe vetë dëshmia e analfabetizmit të tij e absorbon mendimin se ai nuk ka qenë analfabet dhe se nuk ka pasur ndonjë epitet prej epiteteve njerëzore. Allahu ka dashur të jetë ashtu, pra nuk i ka lejuar epitet prej epiteteve njerëzore. Çdo gjë që ka poseduar ai, nuk ka qenë prej epiteteve njerëzore, por epitet qiellor.
Kjo do të thotë se Allahu është Ai, i Cili e ngriti çështjen dhe epitetin e tij shkencor. Është e vërtetë se njerëzit kur të dëgjojnë fjalën analfabet, e marrin si mangësi, por e vërteta nuk është ashtu. Analfabetizmi në mua nënkupton mangësinë time, ndërsa analfabetizmi në Muhamedin s.a.v.s nënkupton përsosmëri, sepse çdo gjë i ka ardhur prej Zotit të vet. Ndërsa nëse e them këtë (gjenialitet), e kam zhvlerësuar vlerën e burimit.
E, pas kësaj ka thënë: Ka popull analfabet, sepse populli është ai, i cili e bart mesazhin, e bart sistemin legjislativ, pastaj e këshillon botën, e bota (popujt tjerë) mahniten. Me fjalë të tjera, kjo nuk është shkallë e civilizimit, sepse populli analfabet nuk ka të bëjë me këtë. E, kur të behet pyetja: Prej nga ka ardhur e gjithë kjo? Ne përgjigjemi: prej qiellit. Ndërkaq, po të kishte qenë në pyetje një epokë e civilizimit, kjo do t’i kishte ndodhur në epokën e civilizimit Persian apo Ramah. Ne do të kishim thënë: Epokë e civilizimit, sikurse epokat tjera civilizuese. Mirëpo, kjo ka ndodhur në vendet arabe, me popullin analfabet. Për këtë arsye edhe Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: Thuaj: Po të kishte dashur Allahu, nuk do t’jua kisha lexuar juve dhe nuk do t’jua kisha pranuar (mësuar) e përcjellë juve, sepse veç kam jetuar tërë këtë jetë në mesin e juve më parë. A nuk po logjikoni? (JUNUS, 16)
Pos kësaj, kush do të arrinte gjenialitetin tek pas viteve të katërdhjeta, ndërsa ne e dimë se gjenialiteti te njeriu paraqitet në vitet e njëzeta a të tridhjeta. A është e mundur që dikush ta ketë në vete gjenialitetin e ta paraqesë vetëm pas viteve të katërdhjeta. Thonë: Jo, e ka pasur të lindur gjenialitetin, por ka pritur t’i paraqitet pasi të arrijë pjekurinë, pas viteve katërdhjeta. Ne u kundërpërgjigjemi: Po kush mund të dijë se unë do të jetoj deri sa të më paraqitet, kurse njerëzit për ditë vdesin. Ky vdes në kaq vjet, e ai në aq vjet.
Kush i garanton atij se do t’i arrijë të katërdhjetat, e pastaj t’i paraqitet gjenialiteti. Pra, gjenialiteti njerëzor është e mundur për njeriun. Por, bëhet pyetja: pse? Sepse te ai do të kenë ndikim rrethanat dhe njerëzit përreth tij, e pastaj ai ndikon te të tjerët. Kështu, thënia e Akadit për sahabet është në rregull, ndërsa për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s nuk është në rregull, sepse arsimimi shkencor i tij nuk është nga njeriu, por nga lart, pra nga Zoti.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”