MOS TA KTHEFTË ALLAHU TË HUMBURËN

MOS TA KTHEFTË ALLAHU TË HUMBURËN

Pyetje: Kur një njeri ka shkuar ne xhami dhe e ka kërkuar një send të humbur, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka thënë: “Mos ta ktheftë Allahu”. Pse i ka thënë kështu?

Shejh Shaëravij përgjigjet: Sepse xhamia është një vend ku njeriu (vizitori) duhet të dijë se nuk duhet t’i shkojë mendja askund tjetër, pos që të jetë drejtpërsëdrejti me Allahun e Lartmadhëruar.

Pasi xhamia është destinuar për këtë adhurim, atëherë kjo nënkupton se në të nuk ka pse të zhvillohet ndonjë aktivitet tjetër i jetës, sepse namazi është adhurim. Vërtet, xhamia është vendi, të cilin robi e ka emëruar për Allahun dhe çdo akt tjetër, të cilin e kryejnë njerëzit në shtëpinë e Allahut, patjetër duhet të jetë gjykuar që ajo kontratë të dështojë.

Për këtë arsye besimtari, që në momentin kur hyn në xhami, le ta bëjë nijet se është duke bërë iëtikaf se do të qëndroj në xhami, sepse njeriu, nëse flet për çështje, e cila nuk ka të bëjë me Allahun, le ta dijë se për atë çështje nuk do të ketë sukses. Disa njerëz e kanë bërë traditë që në xhami t’i bëjnë takimet e kontratave në shitblerje apo takime për interesa të dynjasë, ndërsa ata harrojnë se xhamia e ka rolin vetëm për ibadet dhe përfitim të diturisë. Ndërkaq, ata duhet ta dinë se çdo kontratë apo çdo aktivitet prej aktiviteteve të kësaj bote që zhvillohet apo kontraktohet aty, është e pabereqetshme.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s