Muhamedi a.s. dhe Aliu r.a.

Muhamedi a.s. dhe Aliu r.a.

Një ditë Muhamedi a.s. ishte me Aliun r.a.

Muhamedi a.s. i thotë:

– Pas meje do të ketë shumë probleme dhe trazira.

Aliu r.a. e pyeti:

– O i dërguar i Allahut, cila është rrugëdalja prej trazirave?

Muhamedi a.s i thotë:

– Libri i Zotit është rrugëdalja prej trazirave.

Në Kur’an është njoftimi i atyre që ishin përpara jush.

Në Kur’an është njoftimi atyre që do të jenë pas jush.

Ai është Gjykatësi që gjithmonë gjykon drejtë.

Allahu do ta copëtojë çdo tiran që e braktis Kur’anin.

Këdo që kërkon ndihmë përveç Kur’anit, Allahu xh.sh. do ta humbë.

Këdo që kërkon udhëzim përveç Kur’anit, Allahu xh.sh. do ta humbë.

Kur’ani është litari i fortë.

Kujtuesi i urtë.

Është rruga e drejtë, që kurrë nuk do të të humbasë.

Gjuha nuk lodhet me leximin e tij.

Nga leximi i tij nuk ngopen dijetarët.

Zemra nuk mërzitet asnjëherë nga përmendja e tij.

Mrekullitë e tij nuk mbarojnë kurrë.

Kush flet me të, ka folur drejtë.

Kush gjykon me të, ka gjykuar drejtë.

Kush fton për tek ai, ka ftuar për tek e drejta dhe është gjithmonë i drejtuar.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s