Jasiri r.a.
–
Ishte një familje Islame.
Ajo familje ishte prej familjeve të para të cilat e kishin pranuar Islamin.
Baba në atë familje quhej Jasir.
Gruaja e Jasirit ishte Sumeja.
Djali i tij ishte Amari.
Amari është personi i parë në islam që ndërtoi xhami.
Prindërit dhe fëmijët e tyre ishin bashkuar
dhe i shërbenin çështjes islame.
Familja e Jasirit u sprovua e tëra për çështjen e fesë.
Ata duruan torturat çnjerëzore.
I pari dëshmor burrë në islam është Jasir ibnu Amir El-Kendij.
Në Kur’an Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut.
Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.”
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”