Aroma e Kur’anit
–
Muhamedi a.s. ka thënë:
“Shembulli i besimtarit që lexon Kur’an është si shembulli i portokallit:
– Shijen e ka të mirë.
– Erën e ka të mirë.
Shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kur’anin është si shembulli i hurmës:
– Shijen e ka të mirë.
– Nuk ka erë.
Munafiku që lexon Kur’an është si shembulli i borzilokut:
– Erën e ka të mirë.
– Shijen e ka të keqe.
Munafiku që nuk lexon Kur’an është si puna e kungullit të egër.
– Erën e ka të keqe.
– Shijen e ka të keqe.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”