Ebu Bekri imam

Ebu Bekri imam

Pejgamberi a.s. ishte sëmurë.

Gjatë kësaj kohe në namaz e zëvendësonte Ebu Bekri.

Një ditë Pejgamberi e ndjeu veten më mirë.

Shkoi për të falur namazin e drekës.

Ai gjatë rrugës mbështetej tek Aliu dhe Abasi.

Fytyra e tij i rrezatoi me gëzim dhe kënaqësi kur e pa Ebu Bekrin duke prirë namazin.

Kur e pa prezencën e Pejgamberit, Ebu Bekri deshi të bënte një hap mbrapa.

Pejgamberi e ndaloi atë dhe u ul në krahun e tij.

Mbas namazit Pejgamberi dha fjalën e tij të fundit:

“Allahu i paraqiti njërit nga shërbëtorëve të Tij zgjedhjen e jetës në këtë botë dhe jetës me Të. Por shërbëtori zgjodhi të fundit.”

Ebu Bekri i dëgjoi këto fjalë atij i rrjedhën lotët nga sytë dhe u rrokullisën poshtë në mjekrën e tij.

Herët në mëngjes, në ditën e fundit të jetës së tij, gjendja e Pejgamberit u bë më e mirë për disa çaste.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment