Virtytet e Ebu Bekri r.a.

Virtytet e Ebu Bekri r.a.

–

Një ditë përderisa i Dërguari i Allahut po mbante një fjalim mes shokëve të tij,

papritur ndali dhe pyeti:

– A ka ndonjë midis jush që agjëron sot?

Ebu Bekri u përgjigj me zë të ulët duke thënë se ai po agjëronte.

I Dërguari i Allahut pyeti përsëri:

– A ka ndonjë që ka dhënë sadaka?

Mbizotëroi heshtja e ndjekur nga zëri i turp­shëm i Ebu Bekrit:

– Unë kam dhënë o i Dërguari i Allahut.

Pyetjet vazhduan:

– A ka ndonjë që ka falur një namaz xhenazeje sot?

Dukej sikur Pejgamberi po bisedonte me një person të vetëm.

Ebu Bekri përsëri u përgjigj:

– Unë kam falur.

Pejgamberi fisnik vazhdoi:

– A ka ushqyer ndonjë nga ju një njeri të uritur sot?

Asgjë nuk ndryshoi nga më parë.

I Dër­guari i Allahut po u bënte të njohur xhematit se kush ishte Ebu Bekri.

Ai e dinte se po t’i lihej në dorë Ebu Bekrit ai kurrë nuk do t’i përmendte këto virtyte.

–

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment