Të folurit e qengjit
–
Muhamedi a.s. shkon në Hajber te një fis jehud.
Një grua prej Hajberi i solli të Dërguarit të Allahut një qengj të gatuar.
Ajo e kishte helmuar.
Shpatulla e qengjit tregoi se ishte e helmuar.
Pejgamberi a.s. tha: – Mos e hani.
Kjo shpatull më tha që mishi është i helmuar.
Pejgamberi a.s. mishin ia hodhi një qeni.
Qeni ngordhi pasi e hëngri.
Gruaja u soll para të Dërguarit të Allahut.
Pejgamberi e pyeti:
– Përse e helmove mishin?
Gruaja i tha:
Po të ishe Pejgamber helmi nuk do të helmonte.
Po të ishe mbret, njerëzit do të shpëtonin nga ti.
Pejgamberi a.s. e fali kur e dëgjoi arsyetimin e saj dhe nuk e ndëshkoi.
Edhe pse e meritonte dënimin, prapëseprapë nuk e ndëshkoi gruan.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”