Pëllumbi në shpellën Thevr
–
Muhamedi a.s. ishte duke shkuar për në Medine.
Udhëtimi për në Medine quhet Hixhret.
Së bashku me Muhamedin a.s. ishte Ebu Bekri.
Pejgamberi fshihet në një shpellë.
Shpella quhej Thevr.
Një hyrje të shpellës Thevr shkojnë dy pëllumba.
Dy pëllumba shkojnë të vendosin folenë e tyre.
Idhujtarët i shkuan pas Muhamedit a.s. dhe Ebu Bekrit.
Kërkonin gjithandej dhe në çdo vend.
Ndiqnin nga pas për t’i vrarë.
Prej së largu e shohin shpellën Thevr.
I afrohen hyrjes së shpellës.
E shohin se pëllumbi kishte thurë strofullin.
Në strofullin e saj kishte lëshuar vezët e saj.
Idhujtarët deshën të futen brenda.
Ebu Bekri r.a. i tha të dërguarit a.s.:
– Sikur të shikonte ndonjëri poshtë këmbëve të tija do të na shihte.
I dërguari a.s. iu përgjigj:
– O Ebu Bekr, çfarë thua ti për dy veta kur janë e Allahu është i treti?
Ubej bin Halef u tha:
– Mos u futni brenda,
po të kishte njeri brenda në shpellë, pëllumbat do të kishin ikur.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”