Mbrojtja dhe siguria e Muhamedit a.s.
–
Një ditë, i Dërguari i Allahut zbriti të pushonte nën hijen e një peme të dendur.
Aty vari shpatën dhe ra të flinte.
Njerëzit e tjerë u shpërndanë nëpër hijet e pemëve dhe fjetën.
Ndërkohë vajti një idhujtar dhe e kapi shpatën e të Dërguarit të Allahut kur ai po flinte.
Kur u zgjua e pa idhujtarin me shpatë në dorë, që po i thoshte: – A ke frikë nga unë?
I Dërguari i Allahut i tha: – Jo.
– Kush të mbron ty tani nga unë? – e kërcënoi përsëri idhujtari.
– Allahu – ia ktheu i Dërguari i Allahut.
Nga toni i zërit të Pejgamberit idhujtarit i ra shpata nga dora.
Shpatën e kapi i Dërguari i Allahut dhe i thotë:.
– Po ty kush të mbron nga unë tani?
Idhujtari i thotë: – Të lutem mos më vrit!
Pejgamberi e fton atë për në Islam.
Idhujtari nuk e pranon ftesën të bëhet musliman.
Idhujtari i dha besën Pejgamberit se nuk do të luftonte kurrë më kundër tij.
Idhujtari i dha besën se nuk do të bashkohej kurrë me ata që e luftonin.
Muhamedi a.s. e la të lirë dhe ai shkoi te njerëzit e vet.
Kur shkoi te njerëzit e vet, atyre u thotë:
– Vërtet, unë po vij te ju nga ai njeri, që është më i miri i njerëzve.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”