SHPIFJA NDAJ ISLAMIT

SHPIFJA NDAJ ISLAMIT

Në librin EARLY MANKIND IN THE WORLD të historianit  të njohur dhe arkeologut J.Henry Breasted, i cili është dijetar me famë dhe është studiues i njohur, kur ka  qenë në pyetje Islami dhe përhapja e tij, e kam parë se ka shkruar: Islami është përhapur me teh të shpatës. Kur e kam lexuar këtë tekst, jam brengosur shumë. Këtë thënie, të cilën dëshirojnë t’ia mveshin Islamit orientalistët dhe të ngjashmit, nga shkaku se e urrejnë dhe kanë xhelozi ndaj Islamit, sepse për një kohë shumë të shkurtër, nëse e  krahasojmë të njëjtën kohë me popujt tjerë, islami është përhapur prej Indie deri në Andaluzi, që do të thotë i ka tejkaluar kufijtë kontinental të tokës. Dhe kjo të bën të dyshosh se si mund të përhapej ashtu aq shpejt me egërsi dhe me shpatë Islami!? Për këtë çështje Shejh Sheëraviu thotë: Islami është përhapur me mësimin e të dobëtëve dhe nuk është përhapur prej të fortëve. Për këtë arsye,  kur ndokush  prej tyre thotë: Islami është përhapur me shpatë, ne i themi atij: Kjo është e papranueshme. Pasi që po thoni Islami është përhapur me shpatë, kush e ka pasur në dorë shpatën apo kush e ka shtyrë ta kapë shpatën. Kjo do të kishte qenë  në rregull sikur Muhamedi .a.s. të kishte ardhur pejgamber me shpatë dhe do t’i kishte detyruar njerëzit të besojnë; mirëpo, mu ata, të cilët i kanë besuar, kanë qenë të dobët. Ne nuk po flasim për shpatën, e cila është marrë, por për atë, i cili ka qenë bartës i shpatës, në rend të parë.

Edhe nëse pranohet (pretendohet) se Islami është përhapur me shpatë, kush e ka mbajtur shpatën? Çështja është: Çka i ka shtyrë ata, të dobëtit, të bëhen të fortë dhe të mbajnë atë shpatë apo armë në dorë? Duhet të shikohet çështja e parimit, sepse Islami ka ardhur të paraqesë rregulla dhe parime, e jo për ta mbajtur shpatën mbi kokë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s