PËR TË TRIUMFUAR (PËR T’U PARAQITUR) MBI TË GJITHA FETË
Pyetje: Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Është Ai(Allahu), i cili ka dërguar të Dërguarin e Tij për të udhëzuar dhe fenë e vërtetë, për të triumfuar mbi të gjitha fetë”. Ne sot ende po shohim se ka ateizëm dhe fe të trilluara dhe nuk ka fe triumfale ndaj feve të tjera.
Përgjigjja: Nëse e kuptojmë Kur’anin me logjikën Kur’anore dhe gjuhën arabe, nuk do ta kishim parashtruar një pyetje të tillë, sepse në ajet thuhet “për të triumfuar mbi të gjitha fetë, edhe pse këtë e urrejnë pabesimtarët”; në ajetin tjetër “edhe pse këtë e urrejnë idhujtarët”, pra fjala është edhe do të triumfojë, por edhe do të ketë urrejtës. Mirëpo, po të mos kishte urrejtës prej pabesimtarëve, urrejtës prej idhujtarëve dhe të gjithë të ishin vetëm besimtarë, atëherë çfarë kuptimi do të kishte “cilit t’i paraqitet”?
Ia ka paraqitur kuptimin, ka triumfuar do të thotë se kanë qenë dy palë dhe njëri është fitues, tjetri humbës, e ata janë në mes të arenës. E po të ishte vetëm Imani në njërën anë, atëherë nuk ka arenë dhe nuk ekziston dueli dypalësh, pra dueli mes palëve.
Ja tani do të udhëzoheni duke shikuar gjendjen momentale, në bazë të përvojës në shoqëritë tuaja, në disa çështje, dhe dëshironi t’i zgjidhni sipas metodologjisë njerëzore, ndërsa zgjedhja njerëzore është në Islam dhe zgjidhjet e problemeve përputhen me Islamin, sepse ju vet keni dashur të dilni në arenë. Pastaj, ju vetë keni qenë të detyruar, edhe pse keni vazhduar qëndrimin në vendbanimet e juaja dhe keni vazhduar idhujtarinë e juaj, për të pranuar të vërtetën. Por, a e keni pranuar pse është Islame apo pse e keni parë të vetmen zgjidhje, ashtu siç e ka paraparë Islami. Atëherë, pjesa e ajetit “për të triumfuar mbi të gjitha fetë (sistemet, ideologjitë)”, do të thotë se do të dëshmojnë nëpërmjet ngjarjeve dhe eksperiencës se çështjet Islame janë superiore dhe se njerëzit do të jenë të detyruar për t’i pranuar, përkundër dëshirës së tyre; edhe pse i urrejnë, ata do të veprojnë me ato ligje, jo nga aspekti se janë Islame, p.sh., sikurse është rasti me ata, të cilët kanë kundërshtuar lejimin e shkurorëzimit, e pastaj prapë janë detyruar ta marrin një hap të tillë, pra duke e lejuar atë. Njësoj janë edhe çështjet tjera, si lejimi i kamatës, lejimi i alkoolit etj. Analizojeni se sa mjete ka shpenzuar Amerika në luftimin e këtyre çështjeve? Ata nuk e bëjnë këtë pse është Islame, pra pse e ka ndaluar Islami, por e bëjnë një gjë të tillë ngaqë i lehtëson apo i zgjidh problemet e tyre shoqërore. Pra, pjesa e ajetit “për të triumfuar mbi të gjitha fetë” ka kuptimin se ligjet e tij do të triumfojnë mbi ligjet e pabesimtarëve dhe do të angazhohet, do të mundohet të veprojë me të më shumë se të kishte qenë besimtar, sepse ata nuk e bëjnë për shkak të fesë dhe për shkak se janë këshilla fetare, por e bëjnë sepse ai veprim i qetëson dhe i shpëton. Atëherë Islamin duhet ta pranojmë se është themel i dispozitave; ose çdo çështje që e veprojmë, që i përmbahemi, i përmbahemi, sepse ne iu kemi dorëzuar Allahut dhe se çështjet i takojnë vetëm Allahut.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”