FEJA DHE SHKENCA
A bën dallim Islami në mes të fesë dhe shkencës? Ç’mendoni ju rreth kësaj çështjeje, për të cilën po flitet shumë kohët e fundit?
Nuk ka dallim në mes të fesë dhe shkencës, por dituria përfshihet në planprogramin e fesë, sepse askush prej njerëzve të fesë nuk thotë: Ai i cili mëson kiminë, është pabesimtar. Ne themi “Feja dhe jeta”.
Fjala fe i ka frikësuar ata që mendojnë për këtë botë, e jo për fenë, dhe fjala “botë” ka frikësuar fetarët prej kësaj bote. Ne u themi atyre: nuk ka “fe dhe jeta”. Kjo botë është përballë botës tjetër, ndërsa feja përfshin që të dyja. Atyre, të cilët kujdesen për këtë botë, u thonë disa: ata janë pabesimtarë, ndërsa atyre, të cilët kujdesen për botën tjetër, disa u thonë: të prapambetur. Ne u themi se kjo nuk është e drejtë, sepse përballë botës tjetër është kjo botë dhe feja i përfshin që të dyja, sepse bota tjetër nuk është tematikë apo çështje e fesë së botës tjetër, por është shpërblim dhe dënim.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”