JU I DINI MË SË MIRI ÇËSHTJET E JETËS SUAJ

JU I DINI MË SË MIRI ÇËSHTJET E JETËS SUAJ

I nderuari Imam! Nëpër tribuna, nëpër vende të ndryshme ka dalë në sipërfaqe një pyetje serioze dhe e rëndësishme, e ajo është çështja e ixhtihadit në Islam. Secili e tregon në bazë të mendimit të tij, i dituri e injoranti, i specializuari dhe i paspecializuari, profesori e studenti, e ajo është çështja e rëndësishme, me të cilën janë marrë shumica e mendimtarëve dhe dijetarëve të kohës së kaluar, por edhe të tashmes. Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë çështje shumë të rëndësishme?

Imami filloi sqarimin kështu:

Tek ne ka njerëz që aq shumë janë liruar në fe sa që çdo çështje të fesë ia lënë ixhtihadit, ndërsa të tjerët çdo çështje të fesë dhe të dunjasë ia lënë ixhtihadit.

Ne u themi atyre: Që të dy palët e keni gabim, sepse ixhtihad do të thotë të angazhohesh, të shpenzohesh në maksimum për të dhënë mendimin, e kjo nuk do të thotë se duhet të hulumtohet. Por, gjërat ekzakte dhe qëllimi i njeriut asnjëherë nuk prishin diçka, nëse jep një mendim për çështjet, të cilat janë të lejuara sipas ixhtihadit, ndërsa sa i përket të parës, shkencave ekzakte, po. I pari i cili dëmton është ai i cili thotë jo, sepse unë e marr përsipër përgjegjësinë. Çështja tjetër është se ka njerëz që të gjitha çështjet e fesë ia nënshtrojnë parimit : “Ju më së miri i dini çështjet e jetës suaj”, që do të thotë se çdo çështje dëshirojnë ta përfshijnë në këtë hadith. Ne duhet ta kuptojmë burimin dhe esencën e hadithit. Hadithi është thënë për një çështje shkencore praktike, ndërsa çështjet praktike nuk duhet shikuar në mënyrë parazite, vetëm prej qiellit, por duhet shikuar shkaqet e krijimit të materies, sepse Allahu ka garantuar dhe e ka vendosur ligj, që në ato çështje nuk ka vend emocioni. Në çështjet e materies lëndore nuk mund të ndryshojë emocioni i dijetarit, por ndryshon aty ku është fakti, realiteti dhe praktika.

Ç’janë fakti, realiteti dhe praktika? Janë ato në të cilat përputhen elementet. Çështjet praktike dhe reflekset nuk mund të ndërhyjnë asnjëherë në emocione. E, kjo nga shkaku se Allahu ka garantuar që në çështjet praktike dhe ekzakte nuk ka vend iluzioni dhe emocioni. Ndërkaq, në çështjet ideore mund të ndërhyjë emocioni, por edhe kjo është dy llojesh. Lloji i parë, në të cilin nuk kemi ndërhyrje në brendi dhe nuk lejohet ixhtihadi në të, dhe lloji i dytë, me qëllim që të keni liri të hulumtimit dhe që të mos jeni të ngurtë në pranimin e obligimeve, pra që të keni liri të veprimit dhe liri të zgjedhjes. Sa i përket çështjeve në të cilat veprimi zgjidhet, do të thotë se ka alternativë, ndërsa te çështjet lëndore praktike, nuk ka kurrfarë alternative, sepse në to nuk ka vend për emocione dhe dëshira.

Them: Ne çdo herë vërejmë se janë dy pakte. Pakti lindor i Varshavës, të cilin e kryeson Rusia, dhe pakti perëndimor i Natos. Këta dy pakte janë në kundërshtim të njëri-tjetrit vetëm nga aspekti teorik, ndërsa nga aspekti i lëndëve jo, pasi nuk ka rrymë elektrike ruse dhe rrymë elektrike amerikane. Jo, kështu kurrë nuk do të ketë. Por, pakti i Rusisë dëshiron që të përvjedhë nga shkencat praktike, po ashtu edhe tjetri. Mirëpo në çështjet teorike shohim fortifikatë të hekurt, e cila e pengon atë. Këto i pengojnë të tjerët dhe të tjerët i pengojnë këta, ndërsa këto vjedhin prej të tjerëve dhe anasjelltas. Kjo vërteton se në çështjet praktike lëndore nuk ka dëshira, por ashtu i pranojnë, pra ashtu si i ka krijuar Allahu për njeriun. Allahu i ka krijuar lëndët në mundësi të njeriut dhe për njeriun, ndërsa njeriu prodhon në bazë të zhvillimit dhe të çështjeve praktike. E, sa i përket asaj se ky është ateist, ky komunist, ky pabesimtar, në këto çështje nuk mund të ndërhyjë njeriu.

Vjen një njeri dhe të tregon: Pejgamberi juaj, Muhamedi, ka thënë: “Ju jeni më vizionarë në çështjet e jetës suaj”. Ato janë çështjet praktike, në të cilat ke liri të plotë e me këtë islami ka vendosur parimin shkencor praktik. Mirëpo, në çështjet teorike, në të cilat ndryshojnë dëshirat dhe emocionet, kemi dy forma. Forma e parë: Forma e ligjeve absolute të pandryshueshme, që do të thotë se nëse në ato çështje konfrontohemi, do të depresionohemi dhe do të lodhemi. Dhe forma e dytë: Nëse japim mendime të ndryshme, nuk do të lodhemi, por, edhe pse lodhemi, lodhemi për shkak të fanatizmit, e dihet se  fanatizmi është cilësi vetëm e të dobëtve. Pra, kjo do të thotë se i pranuam apo nuk i pranuam çështjet e islamit, prapëseprapë i kemi pranuar, sepse u jemi dorëzuar pa e hetuar.

Unë nuk i dorëzohem atij, i cili është i nivelit tim, por i dorëzohem atij, i cili është më i mirë se unë dhe më i ditur se unë. E, kjo nënkupton islamin. Islami im është se unë e pranoj atë, se ajo është e Zotit të Vërtetë dhe të Madhëruar. Çdo veprim imi është i vërtetë, pasi është burim prej Allahut dhe prej të Dërguarit të Allahu dhe këtu përfundon çështja.

Analizo dhe shiko precizitetin e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.; analizo fuqinë dhe guximin e bindjes së thellë të Pejgamberit s.a.v.s. kur ka thënë: “Edhe nëse nuk i mbarsni, prapë do të ketë hurma”. Pasi që ato nuk kanë bërë mbarsin e hurmave, hurmat nuk kanë sjell fruta. Shiko pra se çfarë stërvitje praktike ka bërë Muhamedi s.a.v.s., sa që ka thënë se në çështjet shkencore praktike mos e dëgjoni as fjalën e Muhamedit, birit të Abdullahut. A mund të thuhet diçka më shumë se kjo?! Mirëpo, në çështjet e dëshirave  dhe emocioneve shohim se në praktikë na ka thënë Allahu që praktika ta përkrahë dhe ta vulosë. Po, si kjo? Shiko në çështjet teorike, në të cilat ka pasur mospajtime; pastaj shiko edhe çështjet lëndore. Krahaso, e pastaj do të shohësh se zbuluesi i çështjeve lëndore është shkencëtari, i cili i ka vërtetuar në praktikë, e njerëzit pastaj kurrë nuk e kanë kundërshtuar dhe se ai ka mbetur i vetmi zbulues i asaj çështjeje. Mirëpo, askush nuk e di  se sa ka sakrifikuar në punë, në kohë, ushqim e pije derisa e ka arritur atë zbulim. Njerëzit e tjerë nuk kanë ndier asgjë derisa ka arritur te zbulimi, derisa e ka vërtetuar atë zbulim apo çështje të re, e pastaj ne fillojmë ta shijojmë dobinë e atij zbulimi shkencor praktik. Mirëpo, kush është ai, i cili e ka nxjerrë në shesh atë zbulim? Vetëm ai dhe puna e tij. Për sa i përket teorive, teoriku kënaqet, ndërsa të tjerët lodhen derisa më në fund zbulohet se teoria e tij kishte qenë e dëmshme, ose ndodh që vjen një teorik tjetër dhe e mposht teorinë e tij. Pra, Allahu na ka shkarkuar barrën, e cila na ka munduar. Është e vërtetë se edhe zbulimet shkencore lëndore e praktike janë të fshehta dhe të mbuluara, deri sa Allahu na mundëson, kur të dëshirojë, që të arrijmë deri te ai zbulim. Mirëpo, Allahu ka dashur ashtu, pasi Allahu është Krijues, projektues dhe ekzekutues dhe asnjë prodhues nuk dëshiron që t’i dështojë prodhimtaria e tij. Çdo prodhues e do prodhimin e tij; Allahu e do prodhimin (krijimtarinë) e Tij. Për këtë arsye nuk na ka lejuar gjykimin në bazë të emocioneve dhe dëshirave, por e ka lejuar ixhtihadin, ndërsa ixhtihad domethënë se kjo është e lejuar,… edhe kjo është e lejuar, por Allahu e di më së miri.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s