IDHUJTARIA E HAPUR

IDHUJTARIA E HAPUR

Në revistën Islame “DHAIATU SAJT”, njëri prej komentatorëve të kësaj reviste ka shkruar një artikull dhe në fund të atij artikulli ka shkruar këtë dua: O Zot im, bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit. Më vjen shumë keq për këtë, lus Allahun të na udhëzojë, të na  harmonizojë veprat tona dhe përfundimi ynë të jetë i mirë.

Shejh Shaëraviju thotë: Të gjitha cilësitë dhe emrat e Allahut janë edhe te krijesa. Ne shikojmë vetëm atë masë, të cilën Allahu i ka përshkruar cilësitë e tij, ndërsa realitetin e vërtetë të atyre cilësive nuk është e domosdoshme ta dimë. Allahu ka thënë: “Unë dëgjoj”, “Unë shikoj”. Pra, ai ka të  dëgjuarit, të shikuarit. Mirëpo, mos e merr ti formën e dëgjimit dhe të shikimit, që ti i njeh në krijesa. Vërtet, dëgjimi dhe shikimi i Allahut është si te ne. Parashtrohet pyetja: Pse? Sepse ti gjykon me logjikën tënde se Zoti ekziston, e po ashtu, edhe krijesat  ekzistojnë, …mirëpo a është krijesa si krijuesi? JO! Pasi që Krijuesi nuk është si krijesat, pse atëherë shikimin dhe dëgjimin e Krijuesit t’i bëjë si shikimin dhe dëgjimin e krijesës? Në esencë, ti ndryshon se je krijesë, e Ai Krijues. Allahu është i  Gjallë, njeriu është i gjallë, pasi që Flet. Mirëpo, a është Jeta e Allahut si jeta ime? JO! Kur thuhet një emër apo një cilësi e Zotit e njëjta cilësi si te njeriu, atëherë ti je para dy çështjeve: Atë mos ta përshkruash si të njeriut, por as mos ta mohosh. Pra, nëse dikush thotë: “Nuk ka të dëgjuar, sepse dëgjimi është cilësi e njeriut”, ne i themi se : “Ti po bën krahasim të gabuar, sepse ne shohim aparatin e të dëgjuarit, e ti veç ke për ta pastruar nga kjo. E ti, vërtet, dëshiron ta pastrosh Allahun, mirëpo pse ti po e hedh poshtë tekstin Kur’anor.

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Unë dëgjoj”, ndërsa ti po thua se ai posedon të dëgjuar. Mirëpo, forma e të dëgjuarit nuk është çështje e imja, sepse Mënyra se si gjithmonë është çështje e besimit IMANIT.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s